Ilir Daja mund t’i japë lamtumirën ekipit të Ballkanit pas 2 vitesh e gjysmë. Trajneri që dërgoi dy vite radhazi në Conference League klubin nga Suhareka, pritet që të largohet nga këta të fundit. Këto aludime vijnë ku sipas gazetës “Enigma”, drejtuesit e Ballkanit dhe Ilir Daja kanë kryer ditën e sotme një takim urgjent. Arsyeja e këtij takimi nuk dihet, por aludohet për prishje kontrate të mënjëhershme ose në fund të sezonit. Kujtojmë që Ballkani këtë sezon është në vendin e parë me një pikë më shumë se Llapi ndjekës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po tenton edhe këtë sezon titullin kampion, të cilin e kanë fituar dy herë në drejtimin e 57-vjeçarit.
sfidanti.al