Dani Alves në depresion

Dani Alves është në depresion. Këtë e konfirmon ish-shoku i tij i qelisë, Kutinjo. Ai ka lajmëruar autoritetet e burgut ku ndodhet ish-futbollisti brazilian dhe menjëherë drejtuesit e këtij institucioni aktivizojnë protokollin kundër vetëvrasjes. Dani Alves po kalon një periudhë të vështirë në burg. Këtë e ka treguar për Fiesta-n, shoku i qelisë së ish-futbollistit, Coutinho. Ish-futbollisti braziliani është në burg i akuzuar se kishte ushtruar dhunë seksuale ndaj një vajze gjatë një mbrëmjeje në një disko. “Ai është i dëshpëruar dhe morali i tij është shumë poshtë. Eshtë në depresion, por punonjësit e zyrave sociale po e ndihmojnë shumë”, – tha shoku i qelisë së ish-futbollistit brazilian.

Më pas ai zbuloi se institucioni i vuajtjes së dënimit ku ndodhet Alves ka marrë “masa ekstreme”, për shkak të depresionit që po përjeton ish-futbollisti. Alvesh pasi dëshmoi në gjyqin që po bëhet ndaj tij për akuzën e dhunës seksuale të ushtruar ndaj një vajze në një diskotekë ka treguar shenja depresioni. Për këtë qëllim u aktivizua protokolli kundër vetëvrasjes për të siguruar mirëqenien e tij. “Nga frika se ai do të vriste veten ose do të përpiqej të bënte diçka të çmendur, një ditë pas dëshmisë së tij në gjyq, në burg u aktivizua protokolli kundër vetëvrasjes” – shtoi bashkëvuajtësi i qelisë së Alvesit. Dëshpërtimi i ish-futbollisti brazilian rritet më shumë edhe për faktin se aij i është mohuar për tre herë rresht kërkesa për lirimin me kusht.

 

sfidanti.al