Pak ditë pas mbylljes së merkatos së dimrit zbulohet një prapaskenë shumë interesante e lëvizjeve të nëndheshme që mund të kishin ndryshuar një pjesë të madhe të tablosë aktuale. “The Sun” bën me dije se në orët e fundit të 31 janarit, Bayern Munchen ka kërkuar me ngulm sulmuesin ukrainas të Chelseat, Mykhailo Mudryk, i cili u transferua gjatë merkatos së dimrit të kaluar në Londër për rreth 110 milionë euro. Mudryk këtë sezon ka arritur të grumbullojë më shumë minuta nën drejtimin e trajnerit Maurizio Pocchettino edhe pse është ende poshtë pritshmërive që klubi blu kishte në momentin që e transferoi nga Shakhtar Donetsk. 19 ndeshje ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar po kaq asiste, janë shumë pak dhe duke ditur situatën delikate të lojtarit në Londër, Bayern Munchen tentoi goditjen e madhe në momentet e fundit të merkatos. Dëmtimi i rëndë i Kingsley Coman e detyroi klubin gjerman të kërkonte shërbi,et e ukrainasit por bavarezët morën një “jo” të prerë si pëgjigje duke u detyruar t’i bëjnë ballë dëmtimit të francezit me lojtarët që kanë në dispozicion.
sfidanti.al