Kansas City Chiefs janë kthyer zyrtarisht në një dinasti. Vitin e kaluar fituan Super Bowl-in e dytë në katër sezonet e fundit ndërsa mbrëmjen mes të dielës dhe te hënës mundën San Franciscon 25-22 për të hyrë mes ekipeve elitare të NFL-së duke fituar për herë të katërt në hisotorinë e organizatës trofeun e madh. Në qytetin e Las Vegasit mori jetë një finale dramatike, e cila u vendos vetëm në kohën shtesë nga një fenomen i këtij sporti siç është Partik Mahoms (askush si ai, në moshën 28-vjeçare numëron tre Super Bowl dhe dy çmime si Lojtari më i Vlefshëm i Finales). Ishte pikërisht numri 15 ai që udhëhoqi Chiefs drejt suksesit përballë San Franciskos në një mbrëmje ku mbrojtjet ishin protagonistet e mëdha duke limituar skuadrat të shënonin pak pikë.
Ndërsa për 49ers mbetet një ndeshje me shumë “pengje” pasi kishin mundësi më shumë se një herë që të nxirrnin jashtë gare Mahoms. Kuoterbeku i San Franciscos, Brck Perdi luajti një ndeshje pa shumë gabime, por për të mundur Mahoms kaq është shumë pak. Mundi i Kris MeKafrejt i cili spostoi topin për plot 160 jard (146.304 metra) nuk u kapitalizua nga San Francisko, e cila humbi për shkak dëmtimi edhe një element të rëndësishëm të mbrojtes siç është Dri Grinlou. Mahoms dominoi në fushë atëherë kur duhej. Me lojën e tij mbajti në jetë sulmin e Kansasit, të cilën e udhëhoqi drejt një suksesi të madh. Nga hera e fundit që një ekip mbronte titullin e fituar një vit më parë kishin kaluar plot 20 vite. Për herë të fundit një sipërmarrje të tillë e kishte arritur vetëm Tom Brady me New England Patriots.
sfidanti.al