Manchester City bëhet ekipi më i shtrenjtë në botë

Vetëm dy klube të Premier Ligës janë përfshirë në renditjen e “top 10”, si skuadrat më të çmuara në Europë. Sipas “Football Benchmark”, Manchester City kryeson klasifikimin, duke u krenuar me një rritje prej nëntë për qind. Kampionët e Anglisë dhe Evropës lënë pas disa skuadra të mëdha, duke përfshirë PSG-në dhe Realin e Madridit, ekipe të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Skuadra e PSG-së vlerësohet me 1.1 miliard, ndërsa edhe Reali i Madridit e kalon vlerën e 1 miliard eurove. Më pas në renditje vijnë Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, dy klube që në fakt kanë pësuar rënie në vlerën e tyre këtë vit.

sfidanti.al