Manaj i pandalshlm në Turqi

Rey Manaj shënon golat e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar po kalon një formë fantastike me Sivassporin. Dhe sot i kanë mjaftuar tetë minuta për të zhbllokuar duelin shtëpiak të javës së 21-të kundër Gaziantepit. Sivasspori fitoi në penallti dhe Manaj u tregua i saktë nga pika e bardhë. Vendasit fituan një tjetër penallti në minutën e 15′. Sërish 26-vjeçari mori përsipër ekzekutimin duke mposhtur për herë të dytë portierin kundërshtar. Sulmuesi shqiptar është ngjitur në kuotën e 10 golave sezonalë në kampionatin turk, duke ndihmuar Sivassporin me realizimet e tij.

sfidanti.al