Australian Open, Djokovic në çerekfinale, eliminohet Tsitsipas

Novak Djokovic dominon ndeshjen përballë francezit Adrian Mannarino, fiton pastër me rezultatin 3-0 (6-0, 6-0, 6-3) dhe kualifikohet në fazën çerekfinale të turneut Australian Open për herë të 14-të në karrierë. Pas këtij suksesi, Djokovic barazon rekordin e mbajtur nga Roger Federer, pasi arrin të kualifikohet për herë të 58-të në fazën çerekfinale të një turneu Slam.

Të martën serbi do të përballet në çerekfinale me amerikanin Taylor Fritz, që eliminoi grekun Stefanos Tsitsipas, duke triumfuar në sfidën me finalistin e vitit të kaluar me rezultatin 3-1. Kualifikohet mes tetë më të mirëve të turneut Australian Open edhe italiani Jannik Sinner, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 (6-4, 7-5, 6-4) rusin Karen Khachanov.

sfidanti.al