Jordan Henderson firmosi për 40 milionë dollarë në sezon me Al-Ettifaq në muajt e verës por deri në këto momente nuk ka parë asnjë qindarkë në llogarinë e tij. Ky është denoncimi që bën “The Sun” pak ditë pasi ish-kapiteni i Anglisë dhe Liverpool ka deklaruar publikisht se dëshiron t’i japë fund aventurës në skuadrën që momentalisht po drejtohet nga ish-shoku i tij i skuadrës, Steven Gerrard. Për momentin, Ajax është në avantazh për të marrë firmën e 33-vjeçarit i cili kaloi 6 muaj në Gadishullin Arabik ndërsa numëron 19 ndeshje me fanellën e skuadrës që i premtoi shumë por në këmbim nuk i ka dhënë ende asgjë ndërsa ai ka një kontratë që e lidh me këtë klub deri në vitin 2026. Sipas tabloidit, Henderson dëshiron aq shumë të largohet nga klubi i Al-Ettifaq saqë është i gatshëm të heqë dorë edhe nga paratë që nuk i ka marrë ende, në këmbim të prishjes së kontratës që vazhdon ta mbajë të lidhur. Te Ajax ai do të arkëtojë rreth 10 herë më pak në llogarinë e tij bankare por harkëtarët janë një destinacion që Henderson e dëshiron për të mos humbur Anglinë në Euro 2024. Problemet e Henderson në Lindjen e Mesme nisën në momentin që ai doli në mbrojtje të komunitetit LGBTq në rrjetet sociale, qëndrim që i kushtoi shumë mesfushorit i cili humbi mbështetjen e tifozëve por edhe të drejtuesve të klubit.
sfidanti.al