Manchester United, Martial “përjashtohet” nga skuadra

Ka një çështje e madje shumë delikate në ambjentet e Manchester United. Anthony Martial duket se është zhdukur brenda dhomës së zhveshjes e për këtë francezi duhet të përballet me trajnerin Erik Ten Hag. Holandezi nuk është aspak i kënaqur nga puna e francezit i cili po kalon një sezon tërësisht në hije me fanellën e kuqe dhe për këtë fakt ai ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt. Ten Hag i kërkoi sulmuesit të stërvitet i veçuar pasi ai ka vënë re që Martial ka fituar kilogramë dhe nuk është aspak në formë të mirë fizike për të qenë pjesë e skuadrës së parë.

Edhe pse ka vuajtur nga problemet shëndetësore gjatë ditëve të fundit duke mos u stërvitur rregullisht, stafi drejtues i Manchester United preferon ta veçojë 28-vjeçarin i cili nuk është përjashtuar për motive disiplinore. Gjithsesi, Ten Hag mbetet i pakënaqur nga rendimenti i lojtarit që gjatë sezoneve të kaluara është konsideruar një pikë kyçe e “Djajve të kuq”.

sfidanti.al