Torino ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me Mergim Vojvodën. Mbrojtwsi i Kosovës do të jetë pjesë e skuadrës italiane deri në vitin 2025. Këtë gjë, Torino e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale të tyre, duke shtuar se Vojvoda do të qëndrojë deri në qershor të vitit të ardhshëm. “Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar opsionin për të vazhduar kontratën e lojtarit Mergim Vojvoda deri më 30 qershor 2025. Mergim Vojvoda ka lindur më 1 shkurt 1995. Ai u rrit si futbollist në ekipet e të rinjve të Standard Liege, dhe bëri debutimin e tij në ligën e parë belge me fanellën Royal Excel Mouscron në sezonin 2016-2017. Pas tri vitesh, gjatë të cilave ai bëri 103 paraqitje në ligë dhe kupa – gjithashtu duke shënuar dy gola. Ai u kthye te Standard Liège ku luajti edhe një sezon. Te Torino që nga gushti 2020, me Granata ai krenohet me 103 paraqitje dhe 3 gola. Për të edhe 53 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Kosovës”, thuhet në njoftim.
sfidanti.al