Një vit pa Mbretin e futbollit

Në 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë legjenda Pele. Braziliani që bëri gjithë botën të dashurohej pas futbollit të tij, vdiq pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën kishte kohë që luftonte. Legjenda e futbollit brazilian dhe atij ndërkombëtar, më i dashuri në vendin e tij, për shumë vite ishte në qendër të një rivaliteti të largët me Maradonën për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Pelé, ishte i vetmi futbollist që kishte fituar tre herë Kupën e Botës dhe i pari që ka shënuar në katër edicione të ndryshme. Pele është golashënuesi më i mirë në histori për kombëtaren braziliane, me 77 gola në 92 ndeshje ndërkombëtare. Ai luajti për Santos gjatë gjithë jetës së tij, nga viti 1957 deri në 1974 kur vari dhe këpucët në gozhdë. Vitet e fundit ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës. Ai u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021.

sfidanti.al