Roy Keane e urrente shokun e skuadrës Wayne Rooney

Shumë tifozë të United nuk e dinë, por Roy Keane kurrë nuk ka pëlqyer Wayne Rooney. Irlandezi ka qenë lideri i ekipit në kohën kur e drejtonte Sir Aleks Ferguson. Ai kishte për detyrë të jepte shembullin e mirë si në fushë dhe jashtë saj. Si kapiten ai kishte për detyrë edhe të ndihmonte të rinjtë që të integroheshin më mirë në grup.

Por disa prej të rinjve dihet publikisht se nuk gëzuan kurrë respektin e Kinit. Mes tyre ishin Rooney dhe Rio Ferdinand. “Nuk fsheh admirimin dhe dëshirën që kisha për të ndjekur ndeshje regbie. Një natë dikush ndërroi kanalin e televizorit dhe unë sigurisht që nuk isha i kënaqur. Kurrë nuk u kapa me dikë për këtë episod. Të nesërmen kur shkova në katin e parë për të ngrënë mëngjes, Wayne mu afrua dhe më pyeti: ‘A e gjete telekomandën?’. Në atë moment i tregova se ku duhej të shkonte dhe nëse mund të konsiderohet ky një sherr i madh atëherë Zot na ruaj. Sigurisht që në atë moment nuk kisha më respekt për Wayne pasi ai kishte ndërruar kanalin për të ndjekur X Factor. Por nga ana tjetër e respektoja për atë çfarë jepte në fushë, ishte një lojtar brilant. Nuk mund të them se e kam mirëpritur, por as se nuk e kam pëlqyer. Nëse për atë fshehja e telekomandës mund të ketë qenë një shaka, unë sigurisht nuk e mora si të tillë”, tha Roy Keane.

Mes të tjerash ish-mesfushori shpjegoi se në 2005-ën, kur ai braktisi futbollin e luajtur, diçka po ndryshonte në futboll. “Të them të drejtën nuk e kisha vetëm me Runin. Ishin disa të rinj në atë kohë, të cilët nuk më pëlqenin. Të them të drejtën futbolli po ndryshonte në atë kohë dhe mua nuk më pëlqente”, pranoi Keane.

sfidanti.al