Që nga janari i kaluar, liga e Arabisë Saudite nuk ka reshtur së investuari te lojtarët për të bërë që kampionati i saj të ngrejë nivelin. Fillimisht ishte Cristiano Ronaldo por në verë në Arabi mbërritën lojtarë të klasit botëror si Neymar, Benzema dhe Mané. Në mbylljen e tregut të transferimeve, vlera e ligës saudite, për shkak të numrit të madh të lojtarëve që mbërritën, shkoi në më shumë se 1 miliard e 180 milionë euro. Por pas përditësimit të ri, në tre muajt e fundit, kjo vlerë ka rënë me më shumë se 16% dhe tani nuk arrin në 990 milionë.
Pavarësisht numrit të madh të lojtarëve të rëndësishëm që kanë ardhur nga Evropa, liga arabe nuk po e arrin nivelin që kërkonte, përkundrazi, pjesa dërrmuese e lojtarëve të saj janë në kolaps. Aktualisht lojtari më i shtrenjtë është Neymar. Por edhe braziliani tani vlen 45 milionë euro, 15 më pak se kur nënshkroi verën e kaluar. Madje edhe lojtarë të tjerë si Mané, Firmino, Milinkovic-Savic, Fabinho apo Carrasco e kanë ulur vlerën e tyre.
Ata që mbeten në krye të listës janë Cristiano dhe Benzema. Dy ish-lojtarët e Madridit kanë një vlerë prej 15 milionësh, e janë tepër të njohur në Arabi. Por pavarësisht investimit të madh në nënshkrime verën e kaluar, Arabia Saudite nuk po arrin të ngrejë nivelin e kampionatit në raport me shpenzimet dhe lojtarët e tyre janë zhvlerësuar.
sfidanti.al