Jorginho është fejuar me të partneren e tij, Catherine Harding, pas një propozimi përrallor me të gjitha detajet romantike. Futbollisti i njohur i Arsenalit, 31 vjeç, u ul në gjunjë “siç e do zakoni” dhe i kërkoi këngëtares 32-vjeçare të martohej me të. Gjithçka rreth e rrotull ishte e mbuluar me të kuqe; trëndafila, qirinj, fustani i saj… Një përrallë reale me muzike violine në sfond. Çifti janë të lidhur në vitin 2020 dhe kanë një djalë, Jax. Catherine ndau një kolazh me foto nga momenti magjik, por edhe një video nga momenti i tyre magjik duke marrë me mijëra urime nga fansat e të dyve.
sfidanti.al