Në botë janë të rrallë stadiumet me qëndra tregtare brenda por që të presë edhe ndeshje të UEFA Champions apo Europa League, në planet është vetëm një i tillë dhe ndodhet në Serbi. Bëhet fjalë për Voždovac Stadium me kapacitet rreth 5100 tifozë dhe në majë të shkallëve të tribunës ka të ndërtuar një qëndër tregtare. Stadiumi është ngritur në vitin 2013 dhe ka kojuar stilin e vjetër të anglezëve ndërsa ka marrë certifikimin nga UEFA për të pritur të gjitha ndeshjet zyrtare. “Stadion Shopping Center” quhet ky stadium që në brendësi ka dyqane nga më të ndryshmet, deri tek McDonalds apo H&M.
sfidanti.al