Gurbanguli Berdimuhamedov i cili drejtoi vendin me metoda shtypëse për 16 vjet, sot është kampion i Turkmenistanit në futboll. 20 fitore në po kaq ndeshje për skuadrën e ish-diktatorit, i cili ia ka lënë fronin djalit të tij që po e drejton vendin prej disa kohësh. Skuadra e Arkadag u themelua vetëm 8 muaj më parë por nuk është rasti që të themi se mungesa e eksperiencës nuk e ndihmoi. Asnjë barazim e humbje duke e mbyllur kampionatin me pikë të plota, skuadra e ish-diktatorit është kampionia më e re e Turkmenistanit. 56 gola plus është bilanci i skuadrës që e mbylli kampionatin 4 javë përpara fundit. Tashmë në UEFA Champions League kjo skuadër mund të sfidojë Al Nassr të Cristiano Ronaldos.
sfidanti.al