Lewandowski: Nuk e mendoj tërheqjen

“Nuk po mendoj për sukseset e mëparshme apo për atë që kam bërë deri më tani. Brenda meje ende fle një pasion i madh. Besoj se kam ende disa vite për të luajtur futboll, pasi ndihem shumë mirë fizikisht”, kështu është shprehur Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës kur është pyetur për të ardhmen.

“A do bëhem trajner? Kur reflektoj mbi karrierën time dhe mbi trajnerët që kam njohur, mendoj se është diçka e mrekullueshme. Nuk e di sa futbollistë mund të shohin prapa dhe të thonë sa emra të mëdhenj kam njohur,  është diçka fantastike. Jam i lumtur që kam mësuar shumë, dhe, sigurisht, kur shikoj futboll, e shoh nga perspektiva e ndryshme. Ndoshta do jetë sfiduese të mos jem më futbollist, por të jem trajner… di që kjo është një detyrë shumë e vështirë”, shtoi ylli polak i katalanasve.

sfidanti.al