Shorti i EURO 2024, Balotelli: Italia i frikëson të gjithë

Mario Baloteli dikur ishte protagonist i Italisë në turnetë madhorë. Por prej vitesh sulmuesi nuk është më pjesë e të kaltërve dhe tashmë e komenton si një tifoz i mirëfilltë aventurën e radhës që i pret në EURO 2024. Shorti ka vendosur Italinë në Grupin B përballë Spanjës, Kroacisë e Shqipërisë. Por “SuperMario” ka bindjen se ajo do të bëjë mirë.

“Të gjithë atyre që mendojnë se Italia do të kthehet në shtëpi që në grup, i këshilloj që të mos e shohin”, ishte batuta e sulmuesit i cili ka shënuar 14 gola në 36 ndeshje me fanellën e kombëtares. “Italia i frikëson gjithmonë të gjithë, ma besoni që në Spanjë dhe në Kroaci nuk janë aspak të lumtur që do të përballen me ne. Megjithatë, është ende herët për t’u shqetësuar, grupi është i një niveli të lartë por mund t’ia dalim”, ishin fjalët e Balotelit në një intervistë sot në “TV Play”.

sfidanti.al