Mourinho sulmon ashpër disa lojtarë

“Që tani e në vazhdim disa lojtarë nuk do ta shikojnë më fushën e lojës, këtë do ta bëjnë vetëm kur të tjerët të kenë vdekur. Dikush këtë herë e humbi mundësinë dhe rastin e tij”.

Kjo është deklarata e bërë nga Jose Mourinho pas barazimit të Romës në fushën e Servette që e detyron skuadrën italiane të qëndrojë në vendin e dytë të grupit të Europa League duke rrezikuar një ndeshje shtesë me një kundërshtar të ardhur nga Champions League. Por me kë e kishte konkretisht portugezi? I pari në listë është francezi Aouar por ndoshta edhe me El Shaarawy e Celik. Për të kuptuar më mirë deklaratën e “Special One”, ndoshta duhet të presim ndeshjen e radhës në fushën e Sassuolos, për të mësuar përfundimisht se cilët janë lojtarët që tashmë do ta shikojnë formacionin me “pikatore”.

sfidanti.al