Bayern Munich ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Casemiros në merkaton e janarit, pavarësisht spekulimeve. Braziliani është duke përjetuar një sezon të dytë sfidues në Manchester United, ndërsa po përballet me probleme të shumta që lidhen kryesisht me dëmtimet dhe tashmë ka humbur edhe vendin si titullar. Edhe pse trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel thuhet se është një adhurues i Casemiros, gjigantët e Bundesligës nuk kanë plane për të ndjekur 31-vjeçarin. Ish-ylli i Real Madridit nënshkroi një kontratë afatgjatë me Djajtë e Kuq vetëm 18 muaj më parë, duke fituar një pagë të raportuar prej 350,000 euro në javë në Old Trafford. Paga e tij e lartë, sidomos mosha, e bëjnë të pamundur transferimin e lojtarit në “Allianz Arena”.
sfidanti.al