Shqiptari përplaset me një serb, dhunë në Kroaci

Tension dhe përplasje në ndeshjen Istra-Hajduk Split, e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit kroat. Hajduku kryesues, që këtë sezon ka si objektiv rikthimin te titulli kampion pas 19 vitesh, ekip ku luan edhe Leon Dajaku, triumfoi 0-2. Golin e parë e realizoi Ermir Sahiti. Sulmuesi i djathtë dardan tundi rrjetën kundërshtare me një diagonale të bukur në minutën e 16’. Ndërkohë që 11 minuta më vonë u bë protagonist i një përplasjeje fizike me Mladen Devetak, mbrojtësin e majtë serb të Istrës. Në këtë rast nuk mungoi ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, me arbitrin kryesor që në fund ndëshkoi me të verdhë Marko Livajën, kapitenin e Hajdukut.

sfidanti.al