David de Gea refuzoi një ofertë shumë milionëshe nga Arabia Saudite dhe nuk do të vazhdojë karrierën e tij si ish-bashkëlojtari, Cristiano Ronaldo te Al Nassr. Kështu raportojnë mediat spanjolle, duke zbuluar se ai mund të shkojë në MLS te Inter Miami. Spanjolli, i cili luajti 45 ndeshje për kombëtaren dhe u shpall portieri më i mirë në Premier sezonin e kaluar, ka mbetur pa klub pasi dështoi në negociatat e zgjatjes së kontraës me Manchester United.
Ai luajti 545 ndeshje për gjigantin anglez dhe regjistroi një rekord me 190 ndeshje pa pësuar gol. Përveç interesimit nga MLS, De Gea thuhet se ka disa opsione të tjera. Nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm në Spanjë te Atletico Madrid, Valencia apo Betis.
sfidanti.al