Djegia e flamurit, Beogradi notë proteste ambasadës shqiptare

Serbia notë proteste ambasadës shqiptare, pas djegies së flamurit serb në Tiranë. Më 20 nëntor në rrjetet sociale u shfaq një video ku shiheshin tifozët e futbollit në Tiranë duke djegur flamurin e Serbisë në sheshin Skënderbej. Për këtë arsye Ministria e Punëve të Jashtme i dërgoi një notë Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

B92.net raporton se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë, në këtë frymë, pret që institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti, të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe se do të njoftojnë institucionet e Republikës së Serbisë përmes mjeteve diplomatike brenda një afati të arsyeshëm.

sfidanti.al