Barazimi i zymtë i Kombëtares Shqiptare përballë nordikëve modestë nuk hap një kapitull të ri sepse shqiptarët i rikthen në një tablo edhe më të zymtë, futbollin e Superiores që u ndal pikërisht te ngjarja tragjike e Dwamena. Ëndrra me europian kemi ende kohë për të parë por tani duhet të zbresim me këmbë në tokë dhe të konsumojmë disa javë të nevojshme të Superiores dhe Kupës sepse kalendari është ngjeshur aq shumë sa ndoshta nuk mjaftojnë as nga dy skuadra për çdo klub të Superiores që ta përbalojnë sezonin minimalsiht deri në janar.
Sipas kalendarit, java do të rifillojë në Rrogozhinë me ndeshjen e ndërprerë Egnatia-Partizani, ndeshje e cila do të nisë nga minuta e 25-të e takimit, atëherë kur u ndërpre për shkak të situatës së të ndjerit. Por ndërkohë, ka pësuar ndryshime kalendari i ndeshjeve për këtë ditë, pasi sfida Tirana-Kukësi, e planifikuar që të luhet në drekë, është zhvendosur në darkë, për t’u zhvilluar në “Air Albania” në orën 20:00. Impianti ishte i mbyllur për klubet për shkak të ndeshjes së Kombëtares dhe tani ata mund të kthehen përsëri të luajnë në stadiumin më të madh në vend që nuk ka ndeshje të tjera ndërkombëtare të paktën deri në mars. Ndërkaq, të premten luhen në orën 17:00 dy sfida, ato Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Teuta të cilat mbyllin javën.
Nga Pirro Bardhyli