Festë e çmendur te Malmo, skuadra rekordmene e futbollit suedez. Sot u fitua titulli i 23-të në histori pas suksesit 1-0 në finalen e çmendur të javës së fundit kundër Elfsborgut. Fitorja ishte alternativa e vetme për Malmon, dhe ashtu ndodhi. Me skuadrën e Henrik Rydstrom që gjeti golin e artë në minutën e 57’. Pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Isaac Kiese Thelin. Në fund festë e jashtëzakonshme, me tifozët e Malmos që pushtuan fushën duke ndarë lumturinë me heronjtë e tyre.
sfidanti.al