I rrëmbyer disa ditë më parë, babai i Luis Diaz nuk dihet ende nëse është gjallë por policia dhe ushtria kolumbiane e kanë zgjeruar kërkimin. Rrezja është shtrirë në një zonë të gjerë të pabanuar duke kërkuar me qen dhe forca të shumta për të individualizuar kampin ku mund të jetë duke u mbajtur i ati i sulmuesit të Liverpool. Dyshimet janë se ai po mbahet peng në zhuinglën e zonës Perija pranë kufirit me Venezuelën. Qentë janë të trajnuar për operacione të tilla, ndërsa momentalisht nuk ka asnjë lajm nga Luis Manuel Diaz. Mediat raportojnë se policia ka identifikuar 7 vende të mundshme ku mund të ndodhet babai i lojtarit, ndërsa po përpiqen të bllokojnë kalimin e pengmarrësve në Venezuelën fqinje.
sfidanti.al