Emmanuel Egbo emërohet trajner i Prishtinës

 

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e nigerianit Emmanuel Egbo si trajner të ri të ekipit. Sot klubi njoftoi ndarjen me Debatik Currit në një marrëveshje të dyanshme. Është vet faqja e klubit kryeqytetas që ka konfirmuar emërimin e Egbo-së në krye të ekipit deri në fund të sezonit 2023/24.

“Ish-trajneri kampion me KF Tirana 2019/20, Emmanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës sonë. Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave. Egbo-në në punën e tij në ekipin e Prishtinës do ta ndihmojë nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. I lumtur me aventurën e re te klubi kryeqytetas është shprehur edhe vetë Egbo gjatë prononcimit për faqen zyrtare të prishtinasve. “E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”, ka thënë Egbo.

Sfidanti.al