Dy miliardë e gjysmë motive më shumë për t’u kualifikuar në UEFA Champions League duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Gara për kompeticionin më të lakmuar të klubeve në kontinent mund të bëhet më e nxehtë pikërisht për shkak ta parave që do të hidhen në lojë. Në formatin e ri të Champions, do të injektohen edhe 2 miliardë e gjysmë euro për ta bërë më spektakolar dhe të lakmuar këtë kompeticion e për t’u dhënë një sinjal të qartë Barcelonës e Realit, ende të patërhqur nga ideja për organizimin e Superkupës së Europës. 36 skuadra në një grup të vetëm ku do të luhet në 11 muaj ndërsa për pjesëmarrësit do të shpërndahen 2.5 miliardë euro më shumë. Pjesëmarrësit do të arkëtojnë 27 % më shumë, ndërsa për çdo rezultat pozitiv shuma do të jetë deri në 37 % më e lartë.
Shuma totale;
- Bonusi i pjesëmarrjes 678 milionë euro
- Bonusi i rezultateve 925 milionë
- Bonuse të tjera 863 milionë