Kelvin Kiptum është atleti i viti. Maratonomaku nga Kenia ka arritur që të kalojë finishin në Maratonën e Çikagos pas një garë që zgjati 2 orë e 35 sekonda. Diçka më shumë se 30 sekonda më shpejt nga rekordi që kishte vendosur një vit më parë patrioti i tij, Kipçoge në Maratonën e Berlinit.
Për talentin 23-vjeçar kjo ishte fitorja e tretë në maratonë. Një vit më parë ai triumfoi me një kohë impresionuese në Valencia ndërkohë që pranverën e këtij viti triumfoi në Londër duke vendosur rekord të ri për eventin.