Djali i Bin Laden investon në sportin britanik

Në Angli hipizmi është një sport elitar djhe si i tillë edhe një nga më të kushtueshmit. Në ambjentet mondane të sportit të të pasurve mund të hyjnë vetëm njerëz me të ardhura të mëdha dhe një i tillë është edhe djali i Osama Bin Laden, i cili është regjistruar në garat e Britanisë së Madhe pasi ka shpenzuar plot 2 milionë euro në blerjen e kuajve.

Bëhet fjalë për Mohammed Saleh bin Laden i cili në vitin 2019 ishte shumë pranë blerjes së klubit të futbollit Sheffield United nën emrin e kompanisë Salhia Stud ku familja Bin Laden është aksionere kryesore. 41-vjeçari është president i MLB Limited dhe konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur të Jeddah dhe pothuajse 13 vite pas vrasjes së babait të tij, njeriut që tmerroi botën në vitin 2001, ai synon të bëhet protagonist në garat me kuaj në Britaninë e Madhe. Për momentin autoritetet britanike nuk kanë ndërhyrë sepse djali i kryeterroristit ka ndjekur një rrugë të ndryshme nga babai por tabloidet në ishull disa sinjale shqetësuese i kanë dhënë.

 

sfidanti.al