Ai nuk ka nevojë të shkojë në Ligën Saudite për të marrë një pagë të lartë, sepse atë e përfiton edhe në Angli. Mohamed Salah përfiton tani nga të paktën një milion euro në javë, gati 62 milionë në vit. Sipas The Guardian, 31-vjeçari Mo ka bërë një rrugë të gjatë që nga kontrata e parë që nënshkroi në karrierën e tij, e cila në moshën 13-vjeçare në Kajro i paguante 4 euro në muaj. Sot Salah është fytyra e një perandorie milionere rreth së cilës rrotullohen interesat dhe sponsorët. Çelësat e pasurisë së tij janë në duart e Ramy Abbas Issa, agjentit të tij, që kur egjiptiani luante Fiorentina.
Nën mbikëqyrjen e Abbas, Salah është bërë lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit. Kontrata, e nënshkruar në fund të qershorit 2022, është baza e perandorisë së Salah. Sipas saj ai përfiton rreth 11.7 milionë euro në vit deri në vitin 2025, plus bonuset e lidhura me performancën. Madje kontrata e Mohamed Salah është bërë pjesë e studimit të Shkollës së Biznesit të Harvardit dhe kapitulli më i ndërlikuar për studentët është në lidhje me të drejtat e imazhit.
Paga që i jep Liverpooli është vetëm një pjesë e vogël e asaj që i çon të ardhurat e Salah mbi një milion euro në javë. Të luash për Liverpool-in, duke qenë ylli i një prej skuadrave më të njohura në botë, përkthehet në sponsorë, paraqitje dhe kompani që e shohin Salahun si dëshmitarin perfekt. Pra sa më mirë të luajë Salah për Liverpoolin, aq më shumë fiton. Sa më shumë të kuqtë fitojnë me protagonistin egjiptian, aq më shumë zgjerohet perandoria e Mo.