Andriy Shevchenko nis një rrugë të re dhe të vështirë. Pas shkëlqimit në fushën e lojës dhe aventurës së shkurtër në pankinë, ai ka nisur karrierën politike pasi është emëruar këshilltar i jashtëm i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Presidenti Zelensky shpalli dekretin për emërimin e Shevchenkos si këshilltar të jashtëm më 26 shtator, por nuk dihen ende saktësisht se cilat do të jenë detyrat e tij.
Shevchenko e fitoi famën e madhe gjatë kohës kur mbante të veshur fanellën e Milanit ndërsa më pas u transferua te Chelsea. Në vitin 2003 ai fitoi Topin e Artë, ndërsa numëron 111 ndeshje me fanellën e Ukrainës. Vitin e kaluar, Zelensky emëroi Shevchenko-n ambasador të Fondacionit për Rindërtim dhe Zhvillim të Ukrainës. Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas të të gjitha kohërave.
sfidanti.al