Polonia mbetet pa trajner pas humbjes 2-0 në “Arenën Kombëtare” me Shqipërinë. Golat e Asanit dhe Dakut ndërpresin në mes aventurën e teknikut kampion Europe në stolin e bardhekuqve. Tekniku portugez i Polonisë është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta.
5 ndeshje nga të cilat 3 humbje dhe 2 fitore dhe vendi i katërt në grupin E të eleminatioreve të Euro 2024 kanë shtyrë drejtuesit e federatës polake të marrin vendimin ekstrem menjëherë pasi Santos shkeli në Varshavë pas ndeshjes me Shqipërinë. Pas disfatës 2-0 në “Arenën Kombëtare”, Polonia i komplikoi shumë pozitat ne grupin E ku ka zbritur në vendin e katërt dhe tashmë duhet të fitojë tre ndeshjet e mbetura për të synuar europianin e Gjermanisë.
sfidanti.al