Presidenti i Federatës së Polonisë ka pak shpresa për kualifikimin

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Çezari Kuelza nuk e ka pritur aspak mirë humbjen në Tiranë kundër Shqipërisë. Në mesin e një situatë të tensionuar ku edhe lojtarët kanë probleme me njëri tjetrin, ai e pranon që kuyalifikimi nuk është më vetëm në dorën e Polonisë.

“Do të luftojmë deri në fund, edhe pse jo çdo gjë varet nga ne. Për sa kohë topi është në lojë, ne duhet të bëjmë çdo gjë për të avancuar më tej. Besoj te lojtarët tanë”.

Momentalisht Polonia mban vendin e katërt në grupin E me 6 pikë, 2 më pak se Çekia dhe Moldavia ndërsa sfidat direkte me këto dy skuadra do të vendosin fatin e skuadrës së Santos në këto eleminatore.

sfidanti.al