Aleksandr Zverev bëhet protagonist në US Open gjatë përballjes me Jannik Sinner të fituar nga tenisti gjerman. Në duelin e 1/8, shtatlarti që momentalisht mban vendin e 12 në klasifikimin ATP, kërkoi largimin e një tifozi nga shkallët e “Flushing Meedows” për një shkak të pazakontë.
Zverev i tha arbitrit kryesor se James Keothavong se një prej tifozëve të pranishëm, tha me zë të lartë frazën më të famshme të Adolf Hitlerit në tentativën për ta intimiduar dhe ofenduar tenistin. Vendimi ishte i menjëhershëm, arbitri vendosi ta nxirrte jashtë fushës personin e paidentifikuar i cili pak sekonda më parë kishte bërtitur me zë të lartë: “Deutschland Uber Alles”.
Sfidanti.al