Mund të kishte përfunduar në tragjedi ndeshja serie C mes Taranto-s dhe Foggia-s të mbyllur me rezultatin 2-0. Sektori i pjesës jugore ku ishin vendosur tifozët miq, ka marrë flakë. Asnjë person nuk ka marrë plagë, ndërsa në bazë të hetimeve paraprake, mendohet se zjarri është ndezur pas hedhjes së disa fishekzjarreve. Në këtë sektor ishin pozicionuar rreth 250 tifozë të cilët mbërritën me vonesë në stadium për shkak të një aksidenti në afërsi të stadiumit.
Tymi u bë shumë i dendur në momentin kur skuadrat ndodheshin në dhomat e zhveshjes, ndërsa zjarrëfikeset ndërhynë menjëherë duke rikthyer normalitetin edhe pse stadiumi ka pësuar dëme të mëdha.