Blerim Xhemaili ka thënë se nuk është xheloz që gruaja e tij Erjona pozon shpesh në bikini.
Mesfushori i Bolognas, Blerim Xhemaili ka folur për gruan e tij Erjonën, e cila nga GQ Italia është zgjedhur si femra më atraktive në Evropë.
Xhemaili po ashtu tha se nuk është xheloz që Erjona pozon në të brendshme, pasi i beson gruas së tij dhe ka mjaftueshëm vetëbesim.
“Xheloz? Jo. Jam person i hapur. I besoj gruas time dhe kam mjaftueshëm vetëbesim dhe mund t’i përballojë fotot me bikini të gruas time në internet”, tha fillimisht Xhemaili për Blick.ch.
“Ajo më pyeti një vit e gjysmë më parë dhe ne ramë dakord. Për mua ishte krejt në rregull që ne të lëshojmë në treg brendin tonë dhe kjo është arsyeja pse ajo del aq shpesh në bikini”