Portieri Dominik Livakoviç është gati t’i jap lamtumirën pas 8 vitesh Dinamos së Zagrebit. Gardiani kroat është gati të nis një aventurë të re në Turqi.
Sipas mediave turke, janë planifikuar vizitat mjekësore si dhe një kontratë 4 vjeçare. Prej kohësh, 28-vjeçari ishte në radarët e Lacios, Fiorentinës dhe Vijarealit, por zgjodhi si destinacion të ri Turqinë. Ndërkaq, kujtojmë se që Livakoviç bëri një Botëror të shkëlqyer me Kroacinë ku arritën të renditeshin në vendin e 3-të.
sfidanti.al