Gjithçka zyrtare, Rei Manaj vazhdon “aventurën” në Superligën turke

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është zyrtarisht një lojtar i ri i klubit nga Superliga e Turqisë, Sivaspor. Pas gjashtë muajve pa skuadër, sulmuesi shqiptar ka vendosur të vazhdoj karrierën në Turqi. Manaj ka arritur marrëveshje me Sivaspor dhe është prezantuar të martën te klubi i njohur turk, tek i cili ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Sulmuesi 26-vjeçar, i lindur në Lushnje të Shqipërisë e ka nisur futbollin te Sampdoria, ndërsa më pas luajti për Kremoneze, Inter, Peskara, Pisa, Granada, Albasete, Barcelona, Specia dhe në fund tek Uatford. Manaj, i cili ka luajtur 213 ndeshje në karrierën e tij, ka shënuar 51 gola. Sulmuesi i talentuar është aktivizuar gjithashtu 30 herë fanellën e kombëtares shqiptare.

 

sfidanti.al