Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta trajneri rekordmen i Serisë A

Lajmi i trishtë për futbollin italian. Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Karlo Macone. Trajneri historik, një personazh historik që ka kaluar mbi 60 vite në futbollit italian, teksa është ende sot rekordmeni aktual për numrin e ndeshjeve në Serie A me 792 ndeshje si trajner.

Macone drejtori 12 skuadra italiane midis viteve 1969 dhe 2006 duke përfshirë Romën, Fiorentinën, Napolin si dhe Breshian e Roberto Baxhos, Igli Tares dhe Guardiolës. Macone ka qenë një nga trajnerët më special për vlonjatin.

 

sfidanti.al