Pas përfundimit të kontratës së tij me “gjigandët” ukrainas të Shakhtar Donjetsk, anësori 23-vjeçar i krahut të djathtë të sulmit, Tete ka nënshkruar pasditen e kësaj të enjteje kontratën me klubin e tij më të ri që do të jenë “luanët” e Gallatasaraj.
Për kartonin e Tete, kampionët turq nuk paguajtën asnjë qindarkë, pasi e transferuan brazilianin, si një lojtar të lirë, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit. Përsa i përket pagës, “pistoni” i krahut të djathtë do të paguhet 2.8 milionë euro, si dhe do të përfitojë një bonus nënshkrimi prej 3.1 milionë eurosh. Ndërkaq, kujtojmë se te “luanët” e Stambollit, Tete do t’i bashkohet shumë lojtarëve me emër të transferuar po këtë verë, si Mauro Ikardi, Angelino e Uillfed Zaha.
sfidanti.al