Arabët nuk ndalen, “rrëmbejnë” dhe Henderson

Vetëm 1 javë më parë konsideroheshin si aludime, por tashmë gjithçka është afër zytarizimit. Mesfushori i Liverpul, Xhordan Henderson është shumë pranë kalimit te sauditët e Al-Itifak, ku si trajner do të ketë ish-kapitenin e “të kuqve”, Stiven Zherrard.

Dy klubet kanë rënë dakord për shifrën e 12 milionë paundëve, si dhe bonuset të cilat nuk janë përcaktuar akoma. Përsa i përket kontratës personale, Henderson do të nënshkruajë me arabët një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përiftojë 700 mijë paund në javë.  Ndërkaq, në 12 sezonet e luajtuara te “të kuqtë” e Liverpool, Henderson arriti të fitojë plot 8 trofe, ndër të cilat 1 Çampions Ligë, 1 trofe të Premier Ligës, 1 Botëror për Klube, 1 FA Kup, 1 Superkupë Evrope, 1 Superkupë Anglie dhe 2 Karabao Kup.

 

sfidanti.al