Pavarësisht kohës së kaluar te “të kuqtë” e Liverpul, kapiteni Xhordan Henderson nuk është më në planet e teknikut Jurgen Klop dhe tashmë mesfushori anglez është në kërkim të “aventurës” së tij të re.
Mes skuadrave të interesuara për shërbimet e Henderson, tashmë janë dhe arabët e Al-Etifak, me këta të fundit, që kanë vendosur kohët e fundit në stolin e tyre, ish-kapitenin legjendar të Liverpul, Siven Zherard. Përsa i përket negociatave, “të kuqtë” nuk duket ta ketë problem shitjen e kartonit të mesfushës, vetëm nëse oferta që do të mbërrijë do të jetë më e lartë se 10 milionë paund.
sfidanti.al