“Sirena” arabe për Fabinjo, Liverpul shkon pas talentit belg

Arabia Suadite po krijon një “revolucion” të vërtetë në futbollin evropian, teksa klubet vendase janë duke shkuar pas çdo lojtari me emër në Evropë, vetëm e vetëm për të ngritur nivelin e kampionatit të tyre dhe duket se nuk kanë të ndalur.

Pas shumë emrave të mëdhenj, tanimë në “radarët” sauditë, më konkretisht të klubit të Al-Itihad, është braziliani i mesfushës së Liverpul, Fabinjo për të cilin klubi i përmendur më sipër ka bërë një ofertë prej 47 milionë eurosh. Tek Al-Itihad, Fabinjo pritet nga lojtarë me emër si Karim Benzema dhe Ngolo Kante, ndërsa në krahun tjetër, në rast largimi të braziliani drejt sauditëve, Liverpul duhet të transferojë patjetër dhe një mesfushor, ku emri më i përfolur është ai i talentit belg të Sauthampton, Romelo Lavia.

sfidanti.al