“Çmenduria” arabe, tashmë radhën e ka Zaniolo

Teksa dje objektivi kryesor i Al-Hilal ishte vetëm mesfushori i Lacio, Sergej Milinkoviç-Saviç, ditën e sotme, “çmenduria” arabe vazhdon edhe më tej, me këta të fundit që kërkojnë dhe një tjetër lojtar, që më parë ka luajtur në “Olimpiko”.

Bëhet fjalë për ish-“fantazistin” e Romës, Nikolo Zaniolo, i cili tashmë është pjesë e kampionëve turq të Gallatasaraj dhe arabët duhet të negociojnë me këta të fundit. Klubi saudit është i gatshëm t’i paguajë klubit turk kluazolën e lirimit të lojtarit prej 35 milionë eurosh, si dhe t’i japë italianit plot 120 milionë euro në total për 4 sezone në Arabi, por me një kusht, të vendosë gjithçka brenda 15 ditësh.

sfidanti.al