Një arritje e rëndësishme për klubin francez që kërkonte një trajner me emër dhe sukses. Luis Enrike pritet të prezantohet sot në “Parkun e Princave”, ndërsa më parë ka qenë teknik i Barcelonës dhe Spanjës. Personaliteti nga Asturia pritet të ndikojë në lojën e Paris SG, për ta bërë më “tiki-taka”, dhe më pak individualiste, me presion për të marrë topin dhe me zotërim të sferës. Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e yjeve të sulmit Mbape e Nejmar, tani që Lionel Mesi u largua.
Sfidanti.al