Milani “Blu i Londrës”, pas Loftus-Çikut vjen edhe Pulishiç

Rrugët e jetës janë të shumta, dhe në Lombardi gjithashtu këtë e dinë shumë mirë. Nëse nuk arrihet dot tek Lukaku apo tek Fratezi (kësaj nuk i dihet ende), ka edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë që mund të merren. Milani përfundon operacionet për afrimin e dy futbollistëve nga Çelsi i Londrës, dhe këta janë Loftus-Çik e Pulishiç. Dy përforcime nga Blutë që do t’i bëjnë punë trajneri Pioli. Loftus-Çik cilësohet si “Kesie i ri” për Milanin, ndërsa Pulishiç është një lojtar sulmi që mund të shënojë gola e mund të krijojë.

Sfidanti.al