Është një nga futbollistët më të mirë të rolit të tij, dhe me Kroacinë ka arritur suksese aspak të vogla. Joshko Gvardiol është ende tepër i ri në moshë, por karriera e tij mori menjëherë një ngjitje të fortë. Ai kalon tek Mançester Siti për 90 milionë euro që është një shifër rekord për një mbrojtës. Lajpcigu kërkonte deri në 100 milionë euro dhe Siti nuk deshi të vonohej shumë pasi konkurrenca mund të rritej. Tashmë, Gvardiol do të bëjë pjesë në atë që cilësohet si ekipi më i mirë i Europës dhe i botës, dhe Guardiola do të ketë një përforcim tepër të rëndësishëm.
Sfidanti.al