Sarri mban Pedron tek Lacio deri në vitin 2025

Këtë sezon u arrit diçka e madhe, vendi i dytë në Serinë A pas Napolit të shkëlqyer, dhe trajneri dëshiron të ketë lojtarët me të cilët eci përpara. Mauricio Sarri bëri hapin e parë për edicionin që vjen duke mbajtur Pedron, i cili rinovoi edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2025. Ish-ylli i sulmit të Barcelonës së “tiki takës”, do të fitojë një rrogë ndoshta jo shumë të lartë, 2.2 milionë euro në sezon, plus shpërblime të tjera, por ndihet i vlerësuar, luan në një ligë të rëndësishme si Seria A dhe do të jetë në Champions në shtator.

Sfidanti.al