Kanë kaluar 25 vjet nga “Gjuajtja e Fundit” e Majkëll Xhordanit

Koha rrjedh pa u ndalur, dhe në çdo moment ka lindje, rritje, plakje e shuarje. i tillë ligji i natyrës, ndërsa nuk mund të shuhen kurrë momentet e mëdha të jetës, në të cilat bëjnë pjesë edhe çastet e sportit. Një moment i tillë ishte padyshim “Koshi i Fundit” i Majkëll Xhordanit, ai në sekondat përmbyllëse të ndeshjes së 6-të finale në NBA në 1998, mes Juta Xhazit dhe Çikago Bullsave. Xhordan shënoi për dy pikë duke i dhënë fitoren dhe titullin “Demave” të tij, e duke mbyllur karrierën në mënyrë të lavdishme. Kanë kaluar 25 vjet, dhe për këtë moment janë krijuar shumë kronika e dokumentarë, ndërsa Xhordani (6 herë kampion i NBA-së) cilësohet ende si basketbollisti më i mirë në histori.

Sfidanti.al